Vijon beteja me flakët në malin e Tomorit! Forca të shumta në terren, në ndihmë dhe një avion rumun

0

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim lidhur me zjarrin në Malin e Tomorit, i cili prej disa ditësh vijon të shkaktojë dëme.

Mbrojtja ka bërë me dije se forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan janë bërë pjesë e përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit. Raportohet se për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu