Futbollisti bie pa ndjenja në fushë pas përplasjes, ndërpritet ndeshja. Video

0

Një tjetër dëmtim i frikshëm ka ndodhur këtë javë në një nga 5 ligat më të mira në Europë, pas atij të Danilo me Nottingham.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez të Lille, Angel Gomez, i cili pas një përplasje të frikshme me kundërshtarin, ra pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët ndërhynë me shpejtësi për ta ndihmuar dhe ishte futbollisti Kabela ai i cili vrapoi për të sjellë maskën e oksigjenit se ndihma po vononte. Për shumë minuta në fushë mbretëroi kaos, derisa u bë e ditur se Gomez ishte i ndërgjegjshëm dhe se po përpiqeshin thjesht ta transportonin në ambulancë pa shkaktuar probleme.

Vetëm pasi lojtari u largua nga fusha, skuadrat vendosën të rifillonin lojën, pas një shtyrje që zgjati 35 minuta, ndërsa Kone ishte ndëshkuar me karton të kuq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu