Gjirokastër/ Zjarr i madh në fshatin Labovë, zjarrëfikësit me pompa shpine dhe mjete rrethanore

0

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Labovë, në Gjirokastër.

Në orën 03:30 minuta një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrëfikës dhe 6 punonjës mbështetes me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.

Me mbërritjen në vendngjarje zjarrëfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.
Një pjesë e grupit të ndërhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu