Mësuesi amerikan mb*yti gruan dhe më pas veten/ Ngjarja u zbulua nga drejtori i shkollës ku punonte, zbardhen detaje nga rasti ekstrem

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan, Mathew James Werts, ka mbytur gruan e tij Indah Lilis Sartika Saragih dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të ndërmerrte jetën e tij.

Werts, i cili ishte mësues në një shkollë private, jetonte në një banesë në këtë zonë.

Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.

Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.

Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu