POGRADEC- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Bëhet me dije se një motomjet ka dalë nga rruga.
Gjithashtu drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.