KOREJA E JUGUT- Shtatë persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në qytetin Bucheon të Koresë së Jugut. Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga dritaret në një dyshek me ajër të siguruar nga zjarrfikësit.
Viktimat e tjera u gjetën në dhomat në katin e tetë, ku zjarri besohet të ketë rënë për shkak të një defekti elektrik. Megjithëse zjarri nuk u përhap në të gjithë ndërtesën, dëmet ishin të mëdha pasi dhomat nuk ishin të pajisura me pajisje kundër zjarrit.
Hoteli nëntëkatësh u ndërtua në vitin 2003, përpara se kërkesa për pajisje kundër zjarrit të bëhet obligim ligjor, sipas departamentit të zjarrit të qytetit. Policia po heton nëse menaxherët e hotelit kanë qenë në ndonjë mënyrë të pakujdesshëm. Gjithashtu po hetohet përdorimi i dyshekut me ajër nga zjarrfikësit. Të plagosurit po trajtohen në spital me lëndime të rënda, disa të shkaktuara nga thithja e tymit.