Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit që vrau tre persona mbrëmë.
Grupi terrorist thotë në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në hakmarrje për muslimanët në Palestinë dhe kudo”.