SPANJE – Surprizë e keqe për Kylian Mbappé mëngjesin e kësaj të enjteje, kur u zgjua. Sulmuesit të Real Madridit iu hakua llogaria e tij në ‘X’ (ish-Twitter) gjatë natës nga e mërkura në të enjte.
14 milionë abonentët e tij mundën të shihnin në profilin e kapitenit të Bluve, postime që lavdëronin kriptovalutën apo që pohonin se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave të shoqëruar nga një foto e Messit në lot, të cilën ai e përshkruan si një xhuxh.
Përdoruesit e internetit nuk dështuan të bënin pamje nga ekrani, në veçanti postime që evokonin situatën në Gaza ku shkruan “Palestina e lirë”. Një seri tjetër postimesh argëtuan komunitetin e tij: hakeri sfidoi llogarinë e Manchester Ciy, duke pretenduar se Mbappé do t’i bashkohej atyre, falas, në fund të kontratës së tij në Madrid.
Që atëherë, Kylian Mbappé ka fshirë postimet e tij në Twitter dhe nuk ka komentuar për këtë fatkeqësi.