Ambasada e SHBA-së do të angazhohet me Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion: Presim të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë, të mbrohet pavarësia e institucioneve

0

TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se do të angazhohet në punën e ngritur nga Komisioni i Posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe Anti-korrupsionin e cila drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Kjo është bërë e ditur në një postim në rrjetin social “X” ku theksohet se pret që puna e komisionit të jetë transparente në përputhje me kushtetutën.

Gjithashtu ambasada thekson se është në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe puna pritet të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu