BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ftuar mësuesit që kanë dalë në pension që të angazhohen në një orar të reduktuar në arsimin profesional. Duke folur nga shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ në Berat, Rama theksoi se paga e mësuesve ka shkuar në 950 euro në nivel mesatar. Po ashtu ai theksoi se janë duke punuar që të nisin dhe integrimin e pensionistëve.
“Kemi shumë mësues dhe mësuese në pension që mund t’i ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për t’i dhënë më shpjet krah të kualifikuar tregu.
Jemi duke punuar për të dhënat kuptimplota që na mundësojnë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në rritje. Paga mesatare 950 euro, në nivelin e vendeve më të përparuara dhe një pagë që kërkon presima për të treguar më shumë. Para se të merrnim detyrën, Berati ishte një magji e fshehur, e mbuluar me errësirë. Një nga shëmbëlltyrat e degradimit ishte edhe gjimnazi ‘Babë Dudë Karbunara’, fizikisht, se në ambientet e tij mbanin ndezur dëshirën për të dhënë dije.
Edhe opozita e Dhori Kule nuk më kundërshton dot që Ervin Demo i ka dhënë Beratit një shtysë të re dhe ka sjellë për Beratin, më shumë në Berat. Kjo shkollë nuk do të ishte bërë dhe nuk do të ishte kaq mbresëlënëse nëse nuk do të ishte vizioni dhe këmbëngulja e Ervinit për të marrë mbështetjen e Qeverisë,” tha Rama.