Fëmijët në konflikt me ligjin filluan vitin e ri shkollor në Institutin e të Miturve në Kavajë

0

Fëmijët në konflikt me ligjin kanë filluar vitin e ri shkollor në Institutin e të Miturve në Kavajë.

Ceremonia u zhvillua në prani të Drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore z. Enver Biturku drejtoreshës së institucionit dhe stafit pedagogjik.

Drejtori Biturku uroi nxënësit për një vit të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e arsimit në rrugën e tyre drejt rehabilitimit dhe integrimit shoqëror.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, uroi fëmijët e punonjësve të burgjeve, të dënuarve dhe paraburgosurve një vit të ri shkollor të mbushur me suksese dhe mundësi të reja.

‘Edukimi është një forcë e madhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt. Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes!

Urime dhe përqafime’, tha Qose!