TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ditës së sotme në rrugën “Princ Vidi” në kryeqytet. Bëhet me dije se Ervis Nela është plagosur nga kushëriri i tij i cili identifikohet si Mario Nela.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Ervis Nela pasi u plagos me armë zjarri shkoi në një spital privat për të marrë ndihmë mjekësore.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.