Reshje të dendura shiu kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit gjithë vendin. Në disa raste reshjet janë shoqëruar me shtërngata.
Një stuhi shiu përfshiu edhe Tiranën duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë.
Në fotot ekskluzive të Infoweb Media, shihet se si uji ka vërshuar në asfalt duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Rrjeti i kanalizimeve e ka të pamundur që të përballojë intensitetin e lartë të shiut e kjo ka bërë që të përmbyten rrugë dhe sheshe në kryeqytet.
Edh gjatë ditëve në vazhdim janë parashikuar reshje shiu.