TIRANË- Flori Mumajesi, një prej këngëtarëve më të dashur nga publiku, prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, me shpresën e fansave se ai po punon për një projekt të madh muzikor. Së fundi një lëvizje e tij, është vënë re nga fansat, dhe ka shtuar aludimet rreth tij. Mbrëmjen e ndjeshme Flori ka vedosur që të fshijë të gjitha këngët dhe projektet e tij të mëparshme nga YouTube.
Ndoshta kjo mund të jetë një taktikë e vetë artistit që t’i mbajë të “karikuar” admiruesit e tij, duke bërë lëvizje herë pas here, siç ishte edhe rasti i fundit në korrik, ku Flori kishte ndërruar foton e tij të profilit në Instagram.
Një tjetër teori më shpresëdhënëse? Ndoshta do të publikojë një këngë të re dhe do që gjithë vëmendja të përqendrohet te ky projekt!
Ose thjesht nuk do që të ketë më gjurmë të muzikës së tij në YouTube. Rasti më i fundit që ai është bërë ‘i gjallë’ ka qenë në ditëlindjen e tij, ku urimet e miqve nuk munguan, me shpresën se ai do të rithehet sërish në maja.