Tjetër incident me gjuhën në Maqedoninë e Veriut, fshihen fjalët shqipe në tabelat rrugore

0

Pas tabelës në kufirin e Bllacës në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe, një incident tjetër ka ndodhur autostradën e Kërçovës, teksa raportohet se në disa tabela fjalët në shqip janë fshirë.

Raste të tilla janë vërejtur nga stacioni autobusëve e deri në dalje të Kërçovës rrugën drejt Ohrit.

Nga ndërmarrja Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve thanë se do të reagojnë duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

Ndërkaq zëdhënësi i nga SPB-Ohër Stefan Dimovski për “TV21” tha se rasti është paraqitur dhe dokumentuar në Stacionin Policorë të Kërçovës dhe po merren masa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu