Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Kuvendi shtyn për të premte seancën plenare

0

Kuvendi i Republikës ka shtyrë për ditën e premte seancën plenare të parashikuar për të enjten.

Lajmi konfirmohet nga burime të medias, teksa ky vendim është marrë për shkak të ndarjes së parakoshme nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën në moshën 44-vjeëare pas një arresti kardiak.

Nesër do të kryhen homazhe, pasi Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen e ish-deputetit Bogdani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu