I ikin punëtorët nga puna, administratori firmës i denoncon në Polici. Nisin kërkimet

0

Një 53-vjeçar, administrator i një firme ka depozituar pranë komisariatit të Kavajës largimin nga puna të 7 punonjësve.

Sipas komunikatës nga policia, kanë nisur verifikimet dhe hetimet për gjetjen e tyre.

Ndonëse nuk dihen ende detaje dhe rrethana nga ngjarja, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi A. D., 53 vjeç, administrator i një firme, se janë larguar nga vendi i punës, shtetasit E. A., S. A., E. A., A. M., P. F., P. N. dhe I. N. Po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu