Efektivi përplas 11-vjeçarin me makinë, i mituri dërgohet në spital

0

KUKËS- Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në Kukës. Mësohet se një efektiv policie jashtë shërbimit ka kapur me pasqyren e makinës një fëmijë 11-vjeçar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu