Në seancë plenare u njoftua heqja e mandatit/ “Beteja politike vazhdon”, Ervin Salianji: Do të jem tmerri i atyre që mendojnë se do të më mbyllin gojën!

0

TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mandatit të tij. Në një postim në Facebook, ish-deputeti shkruan se edhe nga burgu do të vazhdojë, beteja e tij politike dhe se asgjë nuk e ndal.

Seanca e sotme, e cila zgjati vetëm rreth 15 minuta u shoqërua nga nisja e deri në përfundim me kaos dhe tension. Opozita lajmëroi pas mbylljes së seancës se e njëjta panoramë do të jetë sa herë të ketë mbledhje parlamentare.

POSTIMI I SALIANJIT:

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu