Pas tensioneve, përplasjeve dhe kaosit në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtim e 24 deputetëve të Partisë Demokratike.
Socialistët kanë mbledhur firmat dhe kanë kërkuar që të përjashtohen deputetët që hodhën sende, fikën mikrofonat dhe më pas i vendosën dhe zjarrin karrigeve të Kuvendit.
PS kërkon përjashtimin e deputetëve, konkretisht: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Kujtojmë që deputëtët demokratë, hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, ndërsa më pas i kanë vendosur edhe zjarrin karrigeve të Kuvendit jashtë seancës.