Erdogan: Nëse Izraeli s’ndalet, OKB-ja duhet të rekomandojë përdorimin e forcës

0

LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të zbatojë me shpejtësi autoritetin për të rekomanduar përdorimin e forcës, siç bëri me rezolutën e vitit 1950 Bashkimi për Paqe, nëse Këshilli i Sigurimit nuk mund të tregojë vullnetin e nevojshëm”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve muslimane që të ndërmarrin hapa ekonomikë, diplomatikë dhe politikë kundër Izraelit për t’i bërë presion atij që të pranojë një armëpushim dhe shtoi se sulmet e Izraelit do t’i shënjestrojnë edhe ata nëse nuk ndalet së shpejti.

Erdogan tha gjithashtu se ishte i trishtuar kur sheh vendet muslimane që dështojnë të marrin një qëndrim më aktiv kundër Izraelit, duke u kërkuar atyre të marrin masa ekonomike, diplomatike dhe politike kundër Izraelit për t’i bërë presion atij që të pranojë një armëpushim.

“Për paqen e të gjithëve në rajonin tonë, nga myslimanët te hebrenjtë tek të krishterët, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe botës myslimane të mobilizohen”, tha Erdogan, duke shtuar se sulmet e Izraelit do të synonin edhe vendet myslimane nëse nuk ndalet së shpejti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu