Makina del nga rruga në autostradën Fier-Vlorë, plagoset drejtuesja

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja, e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu