Mori paratë nga pika e exchange për t’i dërguar në bankë, grabitet taksisti te ish-Blloku

0

Grabitet taksisti te ish-blloku.

Dy autorët e grabitjes i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash taksistit, i cili paratë i ka marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.

Taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange.

Dy autorët kanë thyer xhamin mbrapa taksisë, kanë marrë një qese ku taksisti kishte paratë dhe janë larguar.

Taksisti ka qenë në makinë, por autorët kanë përfituar për shkak të trafikut dhe shpejtësisë së ulët.

Ngjarja ka ndodhur tek Libri Universitar. Dy autorët kanë qenë me motor. Ngjarja dyshohet se është e paramenduar.

Raportohet se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro, sipas deklarimit të dhënë nga taksisti para policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu