U kap në fermë kanabisi, shqiptari dënohet me 20 muaj burg në Angli (EMRI)

0

ANGLI- Një shqiptar u dënua me 20 muaj burg pasi u kap në një fermë kanabisi. Kristjan Nikolli 26 vjeç, sipas vendimit të gjykatës mund të shlyej gjysmën e dënimit, para se të përfitojë një lirim me kusht. Por gjithashtu shqiptari mund të përballet me një urdhër dëbimi nga Home Office, pas kryerjes së dënimit.

Ai kishte rolin e një kopshtari në një vend të kthyer në një fermë kanabisi. 26-vjeçari iu ofruan 6,000 £ për t’u kujdesur për rritjen e kanabisit, e cila ishte ngritur në një shtëpi në Chorlton. Policia e gjeti Nikollin gjatë kontrollit në fermë. Nikolli, një emigrant i paligjshëm, i cili më parë ishte futur kontrabandë në vend, tentoi të arratisej nga një dritare e katit të parë.

Policia zbuloi në fermë 27 bimë në njërën dhomë dhe 26 të tjera te dhoma tjetër. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celularë dhe 2,000 £ kesh në një dhomë në katin e sipërm. Nikolli u deklarua fajtor për kultivimin e kanabisit, por ai tha se nuk e kishte ngritur fermën dhe po vepronte si ‘kopshtar’ për t’u kujdesur për bimët e kanabisit. Ai kishte pranuar vullnetarisht të përfshihej dhe shpresonte të përfitonte financiarisht për të shlyer borxhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu