Dhjetëra arrestime dhe mijëra gjoba në një javë, policia rrugore bën bilancin

0

Policia rrugore ka bërë bilancin e javës së fundit në lidhje me masat e marra për mbarrëvajtjen e qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet rrugore janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shkelje të rënda rrugore, drejtim mjeti pa patente si dhe për largim nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu policia ka lëshuar edhe rreth 10900 masa administrative për shkelje më të lehta të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (06.10.2024 – 12.10.2024) ????

Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet intensive për të siguruar rendin dhe sigurinë në rrugë. Ja rezultatet e arritura:

? 24 Arrestime dhe procedime penale:

* 8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
* 5 persona për pa leje drejtimi.
* 8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
* 3 persona për largim nga vendi i ngjarjes.

? Masat administrative:

* 10,900 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,557 në ditë.
* 38 masa për xhama të zinj.
* 620 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
* 173 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
* 457 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
* 117 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
* 302 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
* 8,000 masa për parkim të gabuar.
* 633 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, sipas nenit 169.

? Pezullime dhe bllokime:

* 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
* 23 raste për tejkalim shpejtësie.
* 22 raste për shkelje të tjera.

12 automjete u bllokuan, përfshirë 8 automjete për prova materiale.

Kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë. Respektoni rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën! #PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore #RespektoRregullat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu