Një aksident i rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku kanë humbur jetën 12 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën që lidh Kajron me bregun e Detit të Kuq, ku një furgon që transportonte nxënës u përmbys. Lajmin e konfirmoi ministria egjiptiane e shëndetësisë.
Autobusi po transportonte studentë nga Universiteti i Galala, në provincën lindore të Suezit, kur u përmbys në autostradën Al-Galala.
Në këtë aksident trafiku nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër dhe po hetohet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas rrjetit privat pro-qeveritar Sada al-Balad, hetimet fillestare tregojnë se shoferi i autobusit ishte duke ecur me shpejtësi dhe humbi kontrollin e mjetit.