TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me hetimet ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, për të cilin thotë se ka manipuluar dosjen e Kryemadhit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha, bashkangjitur një pjesë nga dosja e Kryemadhit, shkruan se komunikimin mes deputetes së PL dhe kushëririt të saj, Shatku, Dumani e përdor si dokument për të akuzuar Kryemadhin si të korruptuar, kur në fakt rezulton që vetë kreu i këtij korruptimi të jetë Edi Rama. Në fund të reagimit të tij, Berisha fton qytetarët të bëjnë krahasimin mes Dumanit që bën gjërat dhe atij që i fsheh, gjë që sipas liderit të opozitës, akt më i rëndë është fshehja.
Statusi:
Krahasoni dy Dumanët
Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!
Miq, mos humbisni rastin e lexoni paragrafin në dokumentin e mështëm dhe krahasoni Dumanët:
1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me
2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!
Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit. Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën që i kërkom Monikës që të bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut. Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!
Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me kakarkter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini. #sb