Motori përplas për vd*ekje të moshuarën

0

Një aksident i rëndë është regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare pranë kryqëzimit Ishull Lezhë.

Fatkeqësisht e moshuara nuk ka mundur ti përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Lezhë

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu