FIER- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në takimet me pensionistët ku ndahen pikëpamje për skemën e pensioneve, theksoi se pagat janë fokusi kryesor i qeverisë. Gonxhja tha se është deklarimi i plotë i pagave ai që do të ndikojë në skemën e pensioneve.
Ministri Gonxhja u shpreh se politikat e gabuara të së shkuarës kanë ndikuar në problemet me të cilat përballet sot skema e pensioneve. Gonxhja tha se sfida me pensionet nuk është vetëm ajo me të cilën qeveria përballet sot, por kalon më herët, në vitin 2013.
“Fokusi kryesor i joni janë pagat, i gjithë themeli i asaj që ndikon dhe efekton pensionet janë kontributet, paga reale, paga sa më e lartë. Ky është fokusi ynë, çon direkt në rritjen e kontributeve. Do të ishte përpjekja jonë më e madhe dhe më e suksesshme në raport me skemën e pensioneve për të ulur deficitin.
Kjo që të rrisim mundësinë nga ana e buxhetit të shtetit që të ndërhyjmë si përmes rrijtjes së të ardhurave, uljes së deficitit, për të krijuar një mundësi më të madhe për të ndërhyrë direkt në rritjen e pensioneve gradualisht në vitet që vijnë.”, tha ministri Gonxhja.