Elbasan, Shqipëri — Pak çaste më parë, policia e Elbasanit ka ndërhyrë për të kërkuar nga protestuesit që të largohen nga rruga, e cila është e bllokuar prej disa minutash.
Sipas raportimeve, protestuesit janë mbledhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe paralizuar trafikun në zonë.
Sipas burimeve të policisë, protestuesit kanë refuzuar kërkesën për të liruar rrugën dhe kanë konsideruar ndërhyrjen e policisë si një provokim.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shmangur bllokimin e qarkullimit, ata vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje, duke shkaktuar vonesa në lëvizjen e qytetarëve.
Më herët, Ivi Kaso, sekretari ligjor i PD-së, deklaroi se bllokimi do të vijojë për të paktën tre orë, por nuk parashikojnë tensione.