Stuhia “DANA” që ka shkatërruar provincën e Valencias në Spanjë gjithashtu ka shkaktuar mbi 70 të vdekur, ashtu si dhe kanë konfirmuar autoritetet vendase.
Presidenti i Komunitetit Valencian, Carlos Mazon, nuk ka dashur të konfirmojë me gojën e tij një numër të saktë viktimash por shtoi se kemi të bëjmë me një nga tradheditë më të rënda njerëzore që nga viti 1982.
Gjithashtu ka një numër të lartë personash të zhdukur, kërkimet për të cilët vazhdojnë ende.
Përmbytjet ndodhën në një kohë kur shumë prej vendasve po ktheheshin në shtëpi pas punës, në një kohë kur trafiku ishte veçanërisht intensiv.
Operacionet e shpëtimit u penguan nga linjat e rrëzuara të energjisë dhe rrugët që mbeten të pakalueshme: 140 mijë përdorues janë shkëputur nga rrjeti elektrik. Shiu arriti një sasi reshjesh që zakonisht regjistrohet gjatë kalimit të një uragani të kategorisë 3 ose 4, por në atë rast popullsia evakuohet para mbërritjes.