Tajvani u godit nga tajfuni, 2 viktima dhe mbi 500 të plagosur

0

Tajvani është goditur nga tajfuni “Kong-Rei”. Sipas autoriteteve ky njihet si tajfuni më i fuqishëm i regjistruar në dekada, duke lënë pas dy viktima dhe më shumë se 500 të plagosur.

Më shumë se 11,500 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi autoritetet kishin frikë nga rrëshqitjet e dheut.

Shkencëtarët vazhdojnë të paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po bën ngjarje të tilla ekstreme të motit shumë më të fuqishme dhe shkatërruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu