Absurditeti në Serbi! Mbeten në burg dy zviceranët që bënë simbolin e shqiponjës në mes të Beogradit

0

Dy shtetas zviceranë janë lënë në burg nga Gjykata e Serbisë, pasi akuzohen se kanë bërë simboli ne “Shqiponjës dykrenare”.

Mësohet se Bernard C., dhe Ganfranc V., akuzohen për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes, racore dhe fetare sipas ligjeve të Serbisë, dhe u është caktuar 30 ditë qëndrim në paraburgim. Gjykata u justifikua se paraburgimi i tyre është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sipas kallëzimit penal, Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V., me celularin e tij teksa me duar tregonte shqiponjën dykrenare, veprim i cilësuar si simbol i “Shqipërisë së madhe”.

“Pasi panë policët, Gianfranco u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua në qendër të Beogradit në mbrëmje”, thuhet në njoftim.

Më tej raportohet se Bernard C, i cili ka nënshtetësi të Zvicrës dhe Kroacisë, pjesërisht i ka pranuar pretendimet e kallëzimit penal gjatë seancës, ndërsa i dyshuari Gianfranco V, shtetas i Zvicrës, është mbrojtur duke heshtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu