“Ishte e dhimbshme”, Eva Alikaj rrëfen ndarjen nga bashkëshorti

0

Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj, e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli për ndarjen e saj nga bashkëshorti.

E prekur, Eva Alikaj tha se ndarja e saj ishte e dhimbshme, ndërsa zbuloi se djali i saj, Xhino, nuk ka kontakte me babain e tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Ishte një ndarje e dhimbshme?

Eva Alikaj: Për mua po. Po!

Ai besoj (babai) ka krijuar raport me djalin?

Eva Alikaj: Jo nuk ka. Kam dashur që Xhino të mbajë kontakte të më. Ai është austriak. Para pak kohësh erdhi në Vjenë, prapë i thashë ta takonte babanë, qoftë edhe si mik. Unë i fal njerëzit.

E ke peng që hoqe dorë nga diva e kinemasë?

Eva Alikaj:  Unë jam diva. E dija që po të doja dhe kur të doja unë vija dhe luaja. Unë di që zemrat e njerëzve ndrisin kur më shohin mua. Çfarë mund të dua më tepër. Që kisha famë të madhe, këtë s’kisha si ta dija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu