U nis nga Tirana drejt Mançesterit, avioni bën uljen emergjente në Londër, humb jetën pasagjeri

0

MANÇESTER-Një fluturim i nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma ka qenë tragjik për një nga pasagjerët. Mësohet se një burrë ka humbur jetën gjatë fluturimit. Fluturimi i “Ryanair” nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit u detyrua të devijonte papritur drejt Londra Stansted për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, sikurse nuk është bërë i ditur edhe identiteti i tij, u shpall i vdekur në vendngjarje. London Stansted konfirmoi se fluturimi u devijua pak para orës 20:00, për shkak të urgjencës mjekësore në bord.

Itinerari i fluturimit tregon se si avioni u nis nga Shqipëria të dielën, përpara se të fluturonte mbi Itali, Zvicër e Francë, ndërsa u detyrua të ulej në Stanstead. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se pavarësisht përpjekjeve më të mira të të gjithë të përfshirëve, burri kishte vdekur në avion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu