Qarkullonte me kokainë dhe shuma parash/ 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali, u nervozua me karabinerët

0

Një i ri shqiptar ka rënë para dy ditësh në prangat e karabinierëve.

24-vjeçari u arrestua në Itali pasi u kap duke qarkulluar me drogë në makinë dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Efektivët e Montemarcianos njoftuan se prangosën të riun, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafiku.

Shqiptari u ndalua për kontroll rutinë nga karabinierët në rrugë, teksa shfaqi shenja nervozizmi, duke ngritur dyshime të forta te efektivët.

Kontrolli i mëtejshëm ka qenë i plotë dhe dyshimet janë vërtetuar.

Në fakt, të riut iu gjetën disa doza kokainë dhe një shumë e madhe parash, shkruan “Corriere Adriatico”. 24-vjeçari u arrestua dhe u vendos në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu