Një hajdut shqiptar që vidhte shtëpitë e yjeve të Premier League, është dënuar me burg nga një gjykatë në Britani.
24-vjeçari Emiliano Krosi, mori pjesë në 33 vjedhje gjatë një periudhe katërmujore midis 11 nëntorit dhe 16 marsit të vitit të kaluar, duke përfshirë shënjestrimin e shtëpive të Raheem Sterling, Marc Cucurella dhe Scott Dann.
Kur grabiti pronën e Sterling, “skifteri” shqiptar kishte arritur të dallonte se cilat prej orëve në koleksionin e futbollistit ishin false, duke marrë vetëm ato origjinalet.
Shtëpitë ishin “përzgjedhur me kujdes” dhe banda e hajdutëve kreu bastisje të shpejta.
Shqiptari u dënua me 12 vjet e 10 muaj burg për komplot për vjedhje, posedim me qëllim të furnizimit me kokainë dhe posedim të thjeshtë të kanabisit.
Vlera totale e vjedhjeve ishte rreth 1.139 milionë paund, tha gjykata.
Futbollisti Scott Dann, në një deklaratë të lexuar nga prokurori, tha se gruaja e tij kishte humbur unazën e fejesës dhe ai ishte në shtëpi me gruan dhe dy fëmijët e vegjël kur ata u grabitën. U vodhën gjithsej 220,000 paund.