Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump.
Biden dhe Trump janë takuar në Zyrën Ovale, ku Trump i tha presidentit amerikan se politika “është e ashpër” por tranzicioni presidencial do të shkonte qetësisht.
Ai gjithashtu e falënderoi atë për tranzicionin e qetë të pushtetit, ndërsa Biden e uroi për fitoren në zgjedhje.
“Urime dhe mezi presim të kemi, siç thamë, një tranzicion të qetë. Megjithatë, ne mund të sigurohemi që të akomodoheni, çfarë ju nevojitet, dhe do të kemi një shans për të folur për disa prej tyre sot”, i tha Biden presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.