Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Klinë, ndërron jetë në spital edhe personi i plagosur

0

KLINË- Është konfirmuar edhe vrasja e personit të dytë nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi thotë se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri tjetër.

Po ashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe një person i dyshuar si autor i ngjarjes.

“I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu