FOTO/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Elbasanit, Hekuran Jakupi

0

Qyteti i Elbasanit është zgjuar sot me një lajm të trishtë.

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi.

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Jakupi nuk ia doli dot, duke lënë pas hidhërim tek të gjithë ata që e njohën nga afër dhe gjithë familjes së futbollit.

Jakupi mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve ’90, ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit.

Image

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Jakupi ia kushtoi jetën përgatitjes së talenteve të rinj, ku së fundmi ishte trajner në AF Bajrami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu