Kosova braktisi fushën pas provokimeve në Rumani/ Media rumune e konfirmon: Thirrje “Serbia, Serbia”. Huliganët vendas kërcënuan me futjen në fushë

0

Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”. Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes.

Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë.

Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë. “Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu