UEFA ka lëshuar menjëherë një njoftim të shkurt në lidhje me ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, të zhvilluar të premten mbrëma në Bukuresht.
Epilogu i ndeshjes ende nuk dihet, por UEFA është kujdesur që menjëherë pas ndeshjes të lëshoj një njoftim, ku tregon se ndeshja është ndërprerë dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në kohen e duhur.
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin pas ndeshjes.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët lëshuan fushën në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi dëgjuan thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është serbi”.
Pas lëshimit të fushës, futbollistët dhe stafi i Kosovës refuzuar në rikthehen në lojë dhe gjyqtari danez, Morten Krogh, u rikthye me vetëm futbollistët rumunë për të dhënë vërshëllimën e fundit.
Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, pasi një nga lojtarët e Kosovës u tentua të sulmohej pas konferencës për shtyp, nga një zyrtar rumun i cili kishte ID “all acces”.