Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave.
Sipas raportimeve një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka marrë dëmtime të rënda. I plagosuri është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në bulevardin “Qemal Stafa”, vendi i quajtur “Tatimet”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.