Sukses, emocione dhe krenari; kështu mund të përshkruhen vitet e tyre me fanellën kuqezi. Fjala është për Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, me katershen që kanë vendosur të tërhiqen nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë.
Përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), FSHF ka menduar të organizojë një ceremoni lamtumire për ish-futbollistët.
Katër emrat e përmendur më sipër zbriten në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit përpara një stadiumi të tejmbushur, duke përshëndetur tifozët me një lamtumirë që e meritojnë.