Turqi-Uells mbyllet 0-0, Arturkoglu humb penallti në minutën e 89-të: “I kërkoj falje popullit tim për gabimin”…

0

TURQI – Mbrëmje e hidhur për Turqinë, e cila barazoi 0-0 ndaj Uellsit, pavarësisht nga një penallti në favor afër minutës së nëntëdhjetë, të cilën nuk e ekzekutoi Calhanoglu, që u zëvendësua me fillimin e pjesë së dytë.

Në fund të ndeshjes, autori i gabimit të penalltisë, Kerem Akturkoglu u shpreh: “Çfarë dua t’u them tifozëve? Nuk jam në gjendje të flas shumë për këtë moment tani. Shpresoj që ne ta rregullojmë sa më shpejt që të jetë e mundur këtë gabim.

Së pari, do të doja të falenderoja tifozët, të cilët për fat të keq nuk mundëm të dilnim nga këtu me fitoren për shkak të penalltisë që humba unë.

Për këtë arsye dua t’u kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi dhe më pas të gjithë Turqisë dhe njerëzve tanë, shpresoj që edhe unë, edhe shokët e mi të korrigjojmë sa më shpejt të jetë e mundur ecurinë në ndeshjen me Malin e Zi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu