POGRADEC- Një tërmet me magnitutë 3.3 ballë ka goditur ditën e sotme rreth orës 11:33 Pogradecin. Gjithashtu tërmeti është ndjerë më së shumti në pjesën qendrore kryesisht në lagjen numër 2 të qytetit liqenor, por edhe përreth.
Megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.