Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 32-vjeçar shqiptar është plagosur në Itali mëngjesin e kësaj të diele.

Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptari është plagosur gjatë një debati me bashkëatdhetarin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano.

32 vjeçari ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar, ku aksidentalisht ka plagosur veten.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe i plagosuri u transportua në spitalin San Raffaele në Milano. Ndaj 32 vjecarit rëndon akuza e “kanosjes së rëndë “ dhe “armëmbajtje pa leje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu