TIRANË- Një 28-vjeçar është ekzekutuar në Tiranë pak pas mesanate. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Mësohet se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40.
I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. Ndërkohë, mësohet se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.