Humbi jetën tragjikisht, vendosen qirinj në vendin ku u plagos 14-vjeçari Martin Cani

0

Mëngjesin e sotëm janë kryer homazhe në nder të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u plagos nga një bashkëmoshatar. Sot, në vendin ku u plagos i mituri janë vendosur qirinj dhe foto të viktimës.

Ngjarja e rëndë tronditi Tiranën dhe vendin, ndërsa sot gjithashtu u raportua se autori i vrasjes është vënë në pranga. Pas një konflikti u plagosën 3 nxënës mes tyre edhe autori. Për shkak të plagëve të marra 14-vjeçari Cani nuk mundi të mbijetonte.

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës. Dyshohet se autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat. I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu