I shpallur në kërkim për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

0

I shpallur në kërkim për dy vepra penale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin 35 vjeç, banues në fshatin Staravec.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, dhe “Kultivim të bimëve narkotike”, i cili ka për të vuajtur dhe 1 vit e 4 muaj burg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu